Këshilltarja e Kurtit e pyet Gjermaninë a i duhet Vitia për ta ndrequr situatën atje

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja e ka shqyrtuar mundësinë për t’i dalë në ndihmë Gjermanisë pas rasteve të shumta atje. Ajo ka pyetur shtetin gjerman nëse e duan Arben Vitinë që t’ua rregullojë situatën me COVID-19.

“Tung Gjermani. A ju duhet Arben Vitia për t’i vendosur gjërat në vend? Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Podrimja duke e shpërndarë një tabelë me shifrat e COVID në shtetet e botës.

Tutje, ajo ka shkruar se s’është sekret që Arben Vitia sipas saj ka menaxhuar vaksinimin shumë mirë.

“Qetësohuni. Është kohë fushate dhe s’është sekret që Arben Vitia e ka menaxhuar vaksinimin shumë mirë, tash Kosova është e para në rajon. E di se gjermanët pajtohen me mua dhe s’do ta marrin këtë si ofendim”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme