Kështu do të jetë moti gjatë ditëve të ardhshme

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Dy ditëve në vijim nxehtë, pasdite me rrebeshe shiu e bubullima. Në fundjavë më freskët, e kohë pas kohe me shi dhe bubullima

Dy ditëve në vijim të nxehtit afrikan do të mbetet mbi vendin tonë, megjithëse orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Vende-vende priten mundësi edhe për breshër, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se në fundjavë një turbullirë me masa më të freskët ajrore nga Atlantiku do të depërtojë mbi rajon, duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu, gjatë ditës edhe me bubullima.

Sipas PW, temperaturat do të pësojnë rënie.

Parashikimi për periudhën 2-6 korrik:

2.07 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Ditën pjesërisht vranët, e më vonë priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.

3.07 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

4.07 – Jo shumë nxehtë, më lagësht. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën vransira dhe intervale me diell. Pasdite zhvillime të shtrëngatave me shi.

5.07 – Kryesisht me vranësira dhe më freskët. Kohë pas kohe me shi, e gjatë ditës edhe me bubullima.

6.07 – Kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Pasdite priten edhe bubullima.

Temperaturat e ajrit pas një rritjeje të ndjeshme mbi vlera mesatare, në fundjavë do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nesër do të rriten deri në 35C, e nga dita e diel do të zbresin në 24C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-7m/s, e prej ditës së premte nga krahu verior 4-12m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

Të ngjashme