Kështu duken shkallët shumëngjyrëshe të Dragodanit

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Shkallët e Dragodanit janë mbushur me plot ngjyra falë një projekti të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Pamjet që kanë marrë shkallët ikonike të kryeqytetit i ka publikuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Ngjyrat e Prishtinës marrin jetë edhe në shkallët e Dragodanit Pas punës fantastike të ekipit të “Gishtat Creative Touch” së bashku me kompaninë Koperativa, kjo është pamja që kanë marrë shkallët e Dragodanit. Ky projekt u financua 100% nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosove, të cilën e falenderojmë për bashkëpunimin e përhershëm.#prishtina”.

Të ngjashme