Kështu duket Prishtina e zbukuruar, Shpend Ahmeti thotë se sivjet festat nuk janë të njëjta

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar disa fotografi të shesheve të Prishtinës të rregulluara me drita për festat e fundvitit.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se megjithatë këtë vit festat nuk janë të njëjta.

“Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njejta! Megjithatë fëmijët meritojnë të gëzohen kudo që janë”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Gazeta Express.

Duket se kryetari i Prishtinës ka aluduar në tragjedinë e 26 nëntorit në Shqipëri, ku nga një tërmet prej 6.4 shkallë të Rihterit në Durrës dhe rrethinë vdiqen 51 persona, ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kryeqyteti i zbukuruar:

Image may contain: night and outdoor
Image may contain: night and outdoor
Image may contain: night and outdoor
Image may contain: night and outdoor
Image may contain: tree and outdoor
Image may contain: tree, shoes and outdoor
Image may contain: night, tree and outdoor

Të ngjashme