Kështu do të jetë moti pesë ditët e ardhshme

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 18:01 | Nga

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë deri në 30 gradë Celsius në ditët në vijim.

Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s”, bën me dije IHMK,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme