Këta janë emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Juristja e së drejtës për medie Flutura Kusari përmes një postimi në Facebook ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, të siguruar nga Kuvendi i Kosovës, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

Tutje ajo ka shtuar se monitorimi i këtij procesi është shumë i rëndësishëm, dhe që asnjëri nga këta antarë nuk duhet të zgjidhet, pasi në listë ka militantë nga të gjitha partitë politike.

Postimi i plotë:

Këta janë emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, të siguruar nga Kuvendi i Kosovës, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Monitorimi i këtij procesi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo listë ka emra të njerëzve që e meritojnë të bëhen anëtarë të RTK-së dhe shpresoj që bëhen.Mirëpo,në këtë listë paska edhe militanta dhe njerëz të ndërlidhur me gati të gjitha partitë politike, shpresoj që asnjëri nga këta nuk do të bëhet anëtar. Nëse bëhet, ne jemi këndej

No photo description available.

Të ngjashme