Këta janë tre të arrestuarit për vrasjen e mbrëmshme të 50-vjeçarit në Gjilan

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona si të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan.

Gazeta Insajderi, merr vesh se të arrestuarit janë Faton Osmani, Irfan Veseli dhe Gëzim Bajrami.

Prokuroria Themelore në Gjilan do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Bakush Veselit, 50-vjeçarit me origjinë nga Komuna e Bujanovcit.

Tre të arrestuarit për vrasjen e Bakush Veselit të dielën mbrëma në Gjilan, sipas cilësimit të prokurorisë dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘vrasje e rëndë’.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Prokuroria Themelore e Gjilanit, në një përgjigje për Insajderin.

Të dyshuarit rrezikojnë të mbesin në paraburgim për një muaj.

Të ngjashme