Këtë muaj publikohet raporti për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 08:40 | Nga

Lufta që shpërtheu në Kosovë nga shkurti 1998 dhe qershori 1999, pas shtypjes që Serbia tentoi t’i bëjë rezistencës së shqiptarëve etnikë, ishte një nga konfliktet e fundit të shkaktuara nga shpërbërja e Jugosllavisë .

Shkeljet e të drejtave të njeriut ishin përhapur para, gjatë dhe pas luftës, duke përfshirë edhe shumë raste të dhunës seksuale .

Sipas Kombeve të Bashkuara , dhuna seksuale ishte e mënyrave të ndryshme përfshirë përdhunimin, trafikimin, skllavërimi , tredhjes dhe lakuriqësisë së detyruar.

Shumë gra kosovare që vuajtën dhe mbijetuan, për t’u përballur më pas me stigmatizimin dhe dhunën në familje.

Por tani ka përpjekje në nivel kombëtar për të ndihmuar ato të rindërtojnë jetën e tyre duke u dhënë dëmshpërblim, raporton Newsdeeply.com.

Siobhan Hobbs , specialiste gjinore në Zyrën e Projektit të Grave të KB-së në Kosovë , është duke u punuar në një program bashkë me Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale, Qeverisë së Kosovës dhe të mbijetuarve.

Raporti i saj , “Konflikti nuk na solli lule”, do të publikohet më 31 gusht.

Siobhan Hobbs deklaroi se ishte e zakonshme që gjatë konfliktit, burrat e gratë të ndaheshin. Dhuna seksuale duket se ka ndodhur gjatë dhe pas konfliktit të armatosur.

Një numër i madh i njerëzve janë dhunuar seksualisht, por numri i saktë nuk dihet, sepse gjatë asaj kohe nuk pati të dhëna. Këta të mbijetuar të dhunës seksuale tash presin për të marrë një lloj të njohjes formale ose dëmshpërblime .

Këshilli Kombëtar për Mbijetuarit e Dhunës Seksuale u krijua nga presidentja e katërt të Kosovës, Atifete Jahjaga , në vitin 2012. Ajo mblodhi së bashku në një seksion zyrtarë nga disa ministri kyçe dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme