Këto janë Çmimet Vjetore për Gazetari 2021 që do të ndajë AGK-ja

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, i rikthen Çmimet Vjetore për Gazetari 2021, shkruan EkonomiaOnline.

Përmes këtyre çmimeve synohen të identifikohen dhe nderohen gazetarët që prodhuan storje të jashtëzakonshme përgjatë vitit 2021, qoftë në mënyrë të pavarur, qoftë si punonjës së mediumeve të ndryshme.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës, me vetëm një storje apo cikël storjesh në një kategori, që janë publikuar nga 1 janari 2021 deri më 7 dhjetor 2021.

Fituesit do të shpërblehen për katër kategoritë si në vijim:

Gazetari i vitit / Gazetarja e vitit – Shpërblimi: 1,000 EURO

TV Storja më e mirë e vitit – Shpërblimi: 700 EURO

Web Storja më e mirë e vitit – Shpërblimi: 700 EURO

Kameramani/ja më i mirë i vitit – Shpërblimi: 600 EURO.

Kandidatët do të vlerësohen në bazë të rëndësisë së temës; mënyrës së trajtimit të çështjes; cilësisë gazetareske duke përfshirë njohurinë e kontekstit, objektivitetin, analizën kritike, njohurinë dhe etikën në trajtimin e temës; thellësisë dhe vijimësinë e mbulimit të storjes: ndikimi që storja ka pasur; kreativiteti dhe stilit.

Afati i fundit për aplikim është: 19 dhjetor, 2021, ora 16:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme