Këto janë disa nga armët më sofistikuara që ka Policia e Kosovës

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është njëra ndër policitë më të trajnuara në botë, derisa edhe armatimi modern nuk iu mungon.

Në aksione të shumta policore, të cilat kanë qenë me rrezikshmëri të lartë, Policia ka demonstruar disa herë modelet e armëve dhe forcën e tyre.

Njësitet Speciale të Policisë janë ata që janë të pajisur më mirë me armë, pasi që edhe aksionet që veprojnë ky njësitë janë më të vështira.

Kjo njësi është e pajisur me pistoleta të prodhimit austriak ‘Glock 19’ dhe ‘Glock 17’, shkruan Gazeta Metro.

Ajo posedon disa lloje të armëve të gjata të familjes së ‘Hecklerit’ siç janë ‘MP5′ i gjatë 9 milimetrash me optikë dhe laser.

Ndërsa, arma tjetër të familjes e ‘Hecklerit’ është ‘MP5 klein’ (prodhime gjermane) që është armë më e shkurtër dhe mundë të futet edhe nën rroba.

Policia posedon edhe armën amerikane të familjes Koch, modeli MR556A1.

Në arsenalin e tyre Policia e Kosovës ka edhe dy lloje të kallashëve, e që gjithashtu i kishte me vete edhe gjatë arrestimi të Djuricit në veri.

Policia e Kosovës ka në arsenal snajperët gjerman të tipit PSG1 dhe snajperët Barret 12.5 mm.

Përveç këtyre armëve, Policia ka edhe shumë armë tjera në arsenalin e tyre, ku gjithashtu ka edhe autoblinda mjaft të sofistikuara.

Të ngjashme