Këto janë dy vajzat e reja që humbën jetën nga aksidenti i mbrëmshëm

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 13:59 | Nga

Një aksident trafiku me fatalitet u mori jetën dy vajzave të reja nga qyteti i Ferizajt. Siç mëson Indeksonline si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën vajzat me inicialen, E. I dhe E.M.

Madje është pikërisht profesori i njohur i gazetarisë, Milazim Krasniqi i cili ka shkruar një status në kujtim të njërës prej vajzave që humbi jetën si pasojë e aksidentit, që ishte studente e gazetarisë.

Postimi i plotë:
Një lajm të hidhur mora mbrëmë në mesnatë nga Mensuri: studentnja jonë, Elita Ibishi, kishte vdekur në një aksident. M’u duk se m’u ndal fryma! Elita ishte një studente shembullore, e edukuar, e mbarë. Tash na mbetet ta ndrydhim dhembjen për të, ta kujtojmë me respekt dhe të lutemi për shpirtin e saj! Dhe të dimë se në këtë botë jemi përkohësisht, prandaj duhet të bëjmë përpjekje në çdo çast që të punojmë mirë, t’u shërbejmë të tjerëve dhe të fitojmë mëshirën e Zotit. Zoti të mbuloftë me mëshirën e Tij, o Elita jonë e mirë! Dhe familjes Ibishi ia shtoftë durimin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme