Këto janë komunat në Kosovë që nuk kanë shënuar asnjë rast me Coronavirus

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse në Kosovë numri i rasteve me COVID-19 është në nivel alarmant, janë dy komuna të cilat nuk kanë shënuar asnjë rast me Coronavirus deri tani.

Sipas IKSHPK-së, në komunën Novobërdë, e cila ka rreth 10 mijë banorë dhe në Ranillug, me mbi 5800 banorë, nuk është shënuar asnjë rast me Coronavirus, shkruan “Zeri.info”.

Po ashtu janë edhe disa komuna të tjera, të cilat deri tani nuk kanë shënuar më shumë se 10 raste, siç është Hani i Elezit, Kllokoti, Shtërpca, Juniku dhe Parteshi.

Kosova deri tani ka 2562 raste aktive me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 102.

Vetëm në komunën e Prishtinës janë pothuajse gjysma e rasteve aktive me Coronavirus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme