Këto janë krimet për të cilat është dënuar gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Leban

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 19:24 | Nga

Radomir Leban, i cili sot është dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi si gjyqtarë i Gjykatës Kushtetueses, është i dënuar si pjesë e një grupi kriminal për veprat penale krim i organizuar dhe kontrabandë.

Leban ndodhet në listën e kërkimit nga INTERPOL pas kërkesës së Serbisë, por kjo nuk e ka penguar presidentin Thaci të ia jap zyrtarisht mandatin e anëtarit të kushtetueses.

Por cilat janë krimet për të cilat Leban u dënua me 6 vjet burg?

Radomir Leban, ishte arrestuar nga autoritetet serbe në vitin 2006.

Ai ishte dënuar në vitin 2011 nga Gjykata Speciale për Krim të Organizuar në Beograd, me 6 vjet burgim si pjesë e “Mafisë doganore”, pasi ishte konfirmuar se kishin kontrabanduar mallra.

Gjykatësi i porsa dekretuar nga Thaçi, është një prej gjithsej 21 personave të këtij grupi.

Sipas aktakuzës grupi kanë fituar dobi pasurore kundërligjore shumë milionëshe me kontrabandë të mallrave, duke përfshirë cigaret, alkoolin, teknikën e bardhë, mallra të tekstilit me firma të njohura.

Radomir Leban është gjykuar si zyrtarë i Njësitit të Inteligjencës së Drejtorisë së Doganave, dhe përveç dënimit me burg i është shqiptuar edhe ndalimi i kryerjes së shërbimit në të gjitha organet dhe në të gjitha punët në Drejtorinë e Doganave të Serbisë, në kohëzgjatje prej dhjetë vjetëve, shkruan Insajderi.

“Mafia doganore”, pjesë e së cilës ishte Leban, gjatë kryerjes së kontrabandës me kamionë, kishin përdorur arsyetimin e kontrollit “të jashtëzakonshëm” dhe meqë ligji lejonte një gjë të tillë, mallrat futeshin me dokumentacion si “mallra në transit” dhe i dërgonin nëpër depo.

Në këto depo i hiqnin të gjitha vulat dhe i shpërndanin mallrat nëpër Serbi.

Një mundësi tjetër ishte shkruar në dokumente se “mallrat do të dilnin prej Serbisë”, por në fakt ato nuk dilnin kurrë.

Sipas Gjykatës Themelore në Kralevë, e cila është kompetente për zbatimin e aktgjykimit, gjykatësit të Kushtetueses së Kosovës, që ishte shpallur fajtor për pranim të ryshfetit, në dënimin prej 6 vjetëve, do t`i llogaritej edhe koha e kaluar në paraburgim në kohëzgjatje prej dy vjetëve dhe katër muajve.

Drejtoria e Policisë së Kralevës, me 6 shkurt 2013 kishte dhënë urdhër arrest kundër tij, shkruajnë mediat serbe.

“Pas mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm, Gjykata ka iniciuar pranë Ministrisë së drejtësisë procedurën e shpalljes së urdhër arrestit ndërkombëtarë, prandaj me aktin e datës 03 shkurt 2014 Ministria e ka informuar Interpolin në Beograd dhe ka dhënë pëlqimin për shpallje të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Radomir Labanin”, pretendohet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Kralevë.

Kurse në nëntor 2017 i janë drejtuar EULEX-it në Prishtinë me kërkesë që Labanin ta përcjellin deri në kufi dhe t’ia dorëzojnë policisë serbe, shkruajnë mediat serbe.

Gjithashtu nëpërmes të Ministrisë së drejtësisë kanë dërguar lutje Zyrës së përfaqësuesit special të BE në Prishtinë të ndërmarrin masa dhe ta “privojnë prej lirisë” Lebanin për arsye të vuajtjes së dënimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme