Këto janë temperaturat deri të premten

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të fillojë me mot relativisht të qetë.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se në fillim të javës do të ketë mot me diell dhe temperatura tipike pranverore.

Ndryshime të motit do të ketë nga dita e mërkurë.  

Njoftimi i plotë i IHK-së:

Parashikimi i motit për pesë ditë (24 – 28 maj 2021)

Java fillon me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura tipike pranverore. Nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme