Këto janë temperaturat për ditën e sotme

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi reshje shiu e bore.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore. Reshjet më të fokusuar parashihen në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, ka njoftuar IHK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme