Këto tri fashtra të Prishtinës nesër s’do të kenë ujë nga ora 10:00 – 15:00

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

KRU ”Prishtina” sh.a., njofton se gjatë ditës së nesërme 10 qershor 2022 (e premte), duke filluar nga ora 10:00-15:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm konsumatorët e fshatrave Prugovc, Lebanë dhe Besi.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet e planifikuara teknike, konkretisht Ndërtimi i Pusetës Zonale për atë pjesë. Ua kujtojmë se çfarëdo investimi/intervenimi në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit realizohet për shërbime gjithnjë e më cilësore për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Të ngjashme