Këtyre moshave u takojnë 4 viktimat e sotme të Covid-19

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

4 viktima janë regjistruar sot në Kosovë si pasojë e Covid-19, raporton Gazeta Express.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një burrë i moshës 50-59 vjeçare nga Prishtina.

Një viktimë është e moshës 70-79 vjeçare dhe është nga Peja.

Ndërsa, dy viktima janë të moshës mbi 80 vjeçare dhe janë nga Prishtina dhe Ferizaj.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 45 raste të reja me COVID-19.

1 i infektuar është i moshës zero-9 vjeç, 5 janë të moshës 10-19 vjeç ndërsa 9 janë të moshës 20-29 vjeçare.

Prizreni prinë me numrin më të madh të rasteve të reja sot me gjithsej 6 raste, pastaj Prishtina me 5 dhe Mitrovica me 5.

Të ngjashme