KFOR-i do qetësi në Mitrovicë, takohet me Bahtirin e Rakicin

Mitrovicë | 26 Dhj 2018 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Adario ka takuar kryetarët e dy komunave me emrin e ngjashëm, Agim Bahtirin dhe Goran Rakicin.

Shefi i NATO’s së pari i shkoi në zyrë kryetarit verior që ofroi dorëheqje më herët, me të cilin diskutoi për gjendjen e sigurisë në vendet e populluara me serbë, shkruan gazetametro.net.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Listës Serbe në takim veçanërisht është dolur për komunat në veri dhe për zonat e banuara nga popullata serbe.

Ndërkohë, D’Adario i shkoi në vend të punës edhe kryetarit Bahtiri, me të cilin diskutoi rreth sigurisë në Mitrovicë.

Komandanti i KFOR’it kërkoi nga Bahtiri që të mbesin vazhdimisht në kontakt dhe të jetë i informuar lidhur me të gjitha ngjarjet në Komunën e Mitrovicës, në mënyrë që bashkërisht të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së qytetit.

E këto takime po vijnë në një kohë kur veriu është tensionuar ndjeshëm, dhe nga Serbia kishin ardhur kërkesa që KFOR të angazhohet dhe të mos lejojë forca kosovare në veri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme