KFOR-i ndihmon në ndërtimin e një fushe të futbollit në Runik

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Komanda Rajonale e KFOR-it – Lindje, ka mbështetur organizatën joqeveritare “UJQ” për ndërtimin dhe inaugurimin e një fushe të futbollit në Runik të Skënderajt.

Sipas KFOR-it, qëllimi i organizatës “UJQ” është krijimi i ekipeve shumetnike të futbollit në Kosovë, duke i larguar fëmijët nga rrugët dhe drejtuar ata në fushat e futbollit.

“Liga përbëhet nga fëmijë të 13 fshatrave të zonës së Runikut, mosha e të cilëve është nga 7 në 23 vjeç. Që nga viti 2017, ushtarët sllovenë të Ekipit Monitorues Ndërlidhës K15 punuan me kryetarin e OJQ-së “UJQ”. Mexhid Halilaj për të ndërtuar fushën e futbollit. Komanda Rajonale –Lindje, e cila udhëhiqet nga SH.B.A.-ja po e kryen rregullisht misionin e saj për të kontribuar në mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për të ofruar liri të lëvizjes në zonën e saj operative, duke mbështetur komunitetet lokale me projekte të bashkëpunimit civilo-ushtarak”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme