KFOR-i s’i referohet Kurtit si kryeministër i Kosovës, reagon ashpër profesori kosovar që ligjëron në “Dublin City University”

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Profesori kosovar që ligjeron në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka, ka reaguar lidhur me komunikatën e fundit të KFOR-it në të cilën njoftohet për takimet që ka pasur komandanti Ferenc Kajari.

Visoka thotë se një komunikatë e tillë e lëshuar nga KFOR-i si mision i NATO-s shkon përtej qëndrimit të zakonshëm neutral ndaj Republikës së Kosovës.

Madje profesori kosovar thotë se mbase KFOR-i e bën edhe më keq se Bashkimi Evropian.

Sipas tij, një gjë të tillë e kanë bërë për të qetësuar Serbinë, meqë nuk i referohen Albin Kurtit si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, derisa Goran Rakiqit i referohen si kryetar i Listës Serbe.

“NATO në këtë deklaratë për shtyp për të qetësuar Serbinë shkon përtej neutralitetit të zakonshëm të statusit (madje më keq se BE-ja). Ajo i shmanget adresimit të Albin Kurtit si kryeministër i Qeverisë së Kosovës, ndërsa Goran Rakiqit i drejtohet kryetar i Partisë së Listës Serbe”, ka shkruar Visoka.

Të ngjashme