KFOR-i: Situata në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 15:31 | Nga

Pas raportimeve se KFOR-i u kishte dërguar informacione autoriteteve ushtarake serbe se gjendja në Kosovë mund të përkeqësohet, KFOR-i ka dalë me njoftim se gjendja në Kosovë është e qetë dhe se ata kanë gjithçka nën kontroll.

Dje Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, Gjenerali Lubisha Dikoviq, ka thënë të ketë biseduar me komandantin e KFOR-it i cili, sipas tij, e ka paralajmëruar atë për trazira të mundshme në Kosovë, transmeton Koha.net.

Dikoviq, gjatë qëndrimit në Bujanoc, ka thënë se ushtria e Serbisë dhe KFOR-i kanë bashkëpunim të mirë në kontrollimin e zonës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duke iu referuar raporteve të medieve shqiptare dhe atyre serbe, lidhur me informacionet që supozohej se u ofruan nga KFOR-i tek autoritetet ushtarake serbe, KFOR-i vlerëson se situata në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme. KFOR-i do vazhdojë të veprojë për një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes nëpër tërë Kosovën”. KFOR-i, në kuadër të mandatit të vetë, mban lidhje të ngushta dhe shkëmbime të shpeshta të informatave me institucionet e Kosovës dhe Serbisë, vendet fqinje dhe gjithashtu Organizatat Ndërkombëtare. Prandaj, në prani të çdo lloj paralajmërimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR-i njofton se është i gatshëm të marrë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të mirën e çdo qytetari që jeton në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme