KGJK do të shqyrtojë neglizhencën eventuale nga gjykata për rastin e 18 vjeçares

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se do të shqyrtojë neglizhencën eventuale nga gjykata dhe gjyqtarët përkatës për rastin e 18 vjeçares. Tutje shpjegohet se është derguar kërkesë tek autoriteti kompetent në mënyrë që të shqyrtohet neglizhenca eventuale, njofton Klankosova.tv.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), njofton opinionin publik se ka pranuar njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj lidhur me rastet e A.S. dhe D.K. dhe ka mbledhur të dhëna të tjera nga Sistemi elektronik i Evidencës Penale.”

Kurse nëse konstatohet neglizhencë nga drejtësia, sipas KGJK autoriteti kompetent duhet të iniciojë procedurë disiplinore. Nga Këshilli gjithashtu zotohen se do të ndërmerren të gjitha masat nevojshme për të adresuar dhe trajtuar deri në fund çështjen në fjalë.

Të ngjashme