KHAIA prezenton të arriturat në mbledhjen e saj online të ENCASIA

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) që përfaqëson Republikën e Kosovës në fushën e Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, ka prezantuar të arriturat në mbledhjen e rregullt të ENCASIA të zhvilluar online.

Komunikata e plotë:

Republika e Kosovës në këtë autoritet është vëzhguese dhe e vetmja nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlen të theksohet se Kosova në fushën e Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike është në hap me vendet e BE-së.

Kujtojmë se ENCASIA është autoriteti i Hetimeve të Aksidenteve Aeronautike të Evropës dhe përbëhet prej 28 vendeve anëtare të BE-së dhe 4 vendeve Vëzhguese (Kosova, Zvicra, Islanda dhe Norvegjia).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme