Kirurgu Krasniqi kërkon që mjekëve të pensionuar t’iu mundësohet hyrja me veturë në QKUK pa pagesë

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Kirurgu Salih Krasniqi ka propozuar që stafi mjekësor i QKUK-së që arrin pensionimin t’u mundësohet hyrja në këtë qendër me vetura pa pagesë.

Ky propozim i tij vjen pasi, doktor Krasniqi iu dashtë të paguajë kur e dërgoi djalin për operim në Klinikën e Ortopedisë.

Postimi i tij i plotë

Propozim për QKUK!

Ligjet e QKUK! Kjo kartel për hyrje me veturë në QKUK nuk më vlen mua!

Kjo më ndodh 27.07.2021 kur e operova djalin në Ortopedi nga Prof.Dr. Bujar Shabani të cilin e falenderoj për zemërsisht.

Kur desha të dal me vetur nga rampa e pashe se nuk po punon kartela (ID). Për fat ishte një punëtor i cili më njofti dhe ma hapi rampen. Të nesërmen u detyrova të paguaj si të tjerët.

Edhe pse mbi 38 vite punova në QKUK dhe ku operova mbi 4000 pacienta . Isha në 3 lufta çlirimtare dhe edukova mbi qindra kolegë të rinjë.

A është e drejtë kjo që më ndodhi mua dhe ngjajshëm ju ndodhi edhe kolegëve të mi .

Propozoj që personat që arrijn pensionin të u mundësohet që të ken të drejt të hynë në QKUK me vetura pa u paguar pasi që kan kontribuar një kohë te gjatë.

Me respekt Prof.Ass.Dr.Salih Krasniqi

Të ngjashme