Kisha anulon meshat e së dielës shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji, ka njoftuar se meshat e së dielës do të anulohen për besimtarët e besimit katolik.

E ky vendim erdhi si masë parandaluese e koronavirusit, pandemi me të cilën po përballet vendi.

I pari kishës katolike të Kosovës tha se situata emergjente dhe rrethanat lidhur me koronavirusin kanë bërë që meshat e nesërme do të celebrohen pa praninë e besimtarëve.

“Fort të dashur, sikur ju kemi bërë me dije se situata emergjente dhe rrethanat rreth pandemisë Coronavirus mund të ndryshojnë nga ora në orë në vendin tonë, me dhimbje më duhet të ju ftoj që meshët e nesërme në të gjitha Kishat tona të celebrohen pa praninë e besimtarëve”, njofton Dodë Gjergji.

Gjergji luti besimtarët që ta mirëkuptojnë këtë vendim dhe gjatë meshave të qëndrojnë në shtëpi.

“Lus besimtarët që të na mirëkuptojnë dhe gjatë kohës së meshës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe nga aty të na bashkohen në lujte për vete, për familjet dhe për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ipeshkvi juaj, Dodë Gjergji”.

Të ngjashme