Kishin shtënë me armë ditën e zgjedhjeve lokale, policia sekuestron dy armë në Skenderaj

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në vazhdimësi të veprimeve hetimore për identifikimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e armëve gjatë ditës së sotme kanë sekuestruar dy armë zjarri.

“Mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve hetimore, në orët e paradites së sotme të datës 27 tetor 2021, në fshatin Prekaz të Skenderajt, janë identifikuar dy persona të dyshuar, mbi dyshimet e bazuara se në orët e mbrëmjes së datës 17 tetor 2021, në shenjë festimi kanë shtënë me armë zjarri.

Në cilësi të provave materiale, nga dy të dyshuarit: E. L., 25 vjeçar dhe A. L., 31 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës janë sekuestruar dy armë zjarri një “pushkë automatike” dhe një ‘pistoletë’”, thuhet një njoftim.

Mbi dyshimet për armëmbajtje pa leje dhe për përdorim të armës, janë intervistuar dy të dyshuarit, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprat penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’ dhe “ Përdorim i armës”.

Të ngjashme