Kishte marrë thikën nga shtëpia dhe theri në abdomen të dashurin e saj, detaje për ngjarjen në Ferizaj

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj, ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurës E.H. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.

Gjykata vlerëson se “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 5 nëntor 2021, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka tentuar që ta provoj nga jeta të dëmtuarin P.A. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nxjerr një thikë, të cilën paraprakisht e kishte marr me vete nga shtëpia e saj dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin një herë në pjesën e abdomenit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti më pas detyrohet të kërkojë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton gjykata.

Të ngjashme