Kishte tri urdhëresa nga gjykata, kosovari arrestohet në aeroport

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas policisë, i dyshuari kishte tri urdhër arreste të lëshuara nga gjykata.

Ai është dërguar në burgun e Prishtinës për ta vuajtur dënimin.

“Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 19.11.2021 – 01:04. Në bazë të tri urdhëresave lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi  në burgun e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme