KIZ-i angazhon 90 monitorues për zgjedhjet në Drenas

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 12:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) do të jetë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, që do mbahen nesër.

Kështu u bë e ditur gjatë një konference për medie të mbajtur nga KIZ. Ky koalicion do të angazhojë 90 monitorues, 72 nga ta do të jenë në të gjitha vendvotimet, kurse pjesa tjetër do jenë të angazhuar në ekipe vëzhguese mobile.

Driton Selmanaj tha se koalicioni të dielën në Drenas do ta ketë Qendrën e saj të komunikimit me publikun, ku përmes konferencave të rregullta që do të mbahen në orën 09:30 dhe 17:30, do të prezantojë të dhënat nga terreni mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Koalicioni, gjithashtu, do të monitorojë nga afër edhe punën e organeve të drejtësisë që kanë mandat të sigurojnë një ambient të sigurt për realizimin e të drejtës qytetare për votim. Objektiv i monitorimit do të jetë edhe periudha post zgjedhore si: procesi i numërimit të votave në qendrën e numërimit dhe punën e PZAP-së si organ që trajton ankesat eventuale nga subjektet e përfshira në proces”, tha ai.

Betim Musliu, përfaqësues tjetër i këtij koalicioni, u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të tregojnë maturi dhe të mos nxisin tensione eventuale, të cilat më pas do të ndikojnë në dëmtimin e procesit elektoral.

“Koalicioni shfrytëzon rastin që t’iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese. Koalicioni gjithashtu ju bën thirrje të gjitha subjekteve të përfshira në proces që të vazhdohet me praktikat e mira të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të dëshmuara në zgjedhjet e fundit”, tha Musliu.

Rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, ka për qëllim që të promovojë dhe garantojë vlera demokratike që do nxisin zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Ky rrjet përbëhet nga këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe CommunityBuilding Mitrovica (CBM).

kfc1

Të ngjashme