Kjo atmosferë po mbretëron brenda bufes së Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, është bërë mbyllje totale e sektorit të gastronomisë, rrjedhimisht qytetarëve iu është ndaluar të dalin nëpër kafene e restorante të ndryshme për 11 ditët e ardhshme.

Në mesin e masave të reja, përmendet që puna, tubimet i lejohen Qeverisë e Kuvendit të Kosovës, por nuk përmend se duhet të punojë edhe bufeja në këto institucione.

15 things only girls who live life to the maximum understand
Vetëm para pak çastesh kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka publikuar pamje nga bufea e qeverisë, aty shihen një numër i konsiderueshëm i njerëzve, të cilët janë ulur nëpër karriget e bufes e po shërbehen me pije e ushqim.

Kllokoqi i ka bashkangjitur videos mbishkrimin: Përderisa Gastronomia është mbyllur,…

Ndonëse, asnjë kafene e restorant nuk po lejohet të pranojë qytetarë për t’i shërbyer, vetëm opsionin “merr me vete”, njësojë nuk po ndodhë brenda institucioneve kryesore të vendit, nga ata të cilët u morën këto masa.

Të ngjashme