Kjo është arma me të cilën dyshohet se u vra 41 vjeçari në Podujevë

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Një 41 vjeçar me inicialet G.B. është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës.

I dyshuari për vrasjen e tij është 47-vjeçari me inicialet B.B. , të cili policia e ka arrestuar sot orës 08:00 në Gërdoc të Podujevës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar se nga i dyshuari është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme