Kjo është data kur do të fillojë Ramazani

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Myslimanët sivjet do të agjërojnë 28 ditë Muaji më i rëndësishëm për myslimanët, muaji i Ramazanit këtë vit do të fillojë ditën e hënë, më 06 maj, ashtu siç shkruhet në kalendarin mysliman.  

Këtë vit myslimanët do të agjërojnë 28 ditë, ndërsa prej sot kanë mbetur edhe 48 ditë nga fillimi i muajit të Ramazanit.

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në aksham, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame.

Përveç ngrënies dhe prijes, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.

Muaji i Ramazanit sivjet do të fillojë më 06 maj (e hënë), ndërsa do të përfundojë më 03 qershor (e hënë).

Të ngjashme