Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 14 pacientë me COVID-19 pozitivë po marrin shërbime shëndetësore në ShSKUK, 3 në Klinikën Infektive dhe 11 në spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK’së, 42 pacientë të tjerë janë në trajtim si raste post-covid, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme