Kjo është komuna me daljen më të madhe në zgjedhje deri në ora 11:00

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar për daljen në zgjedhjet e përgjithshme që janë duke u mbajtur në Kosovë në ditën e sotme.

Sipas faqes zyrtare të KQZ, dalja në zgjedhje deri në ora 11:00 është 8.19%.

Komuna me daljen më të madhe sipas faqes zyrtare të KQZ-ës, është Zveçani me 33.22%.

Ndërkohë edhe Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë dalje të lartë me 22.73% dhe 19.59%.

Ndërsa prej komunave me shumicë shqiptare dalja me e madhe është në Prishtinë dhe Fushë – Kosovë me 10%

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme