Kjo është mosha e dy viktimave në aksidentin në Drenas

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekura dy gra.

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë të ditur për Express se viktimë e aksidentit ka mbetur L.M e lindur në vitin 1973 dhe Q.Th e lindur në vitin 1994.

Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se një nga viktimat ka  vdekur në Drenas, ndërsa tjetra duke u transportuar për në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës.

Ndryshe, për gazetën është thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe 5 persona tjerë, por që gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Të 5 të aksidenturit nga QKMF është thënë se janë nisur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndryshe, të aksidentuarit janë familjarë.

Të ngjashme