Kjo është pejanja e diagnostifikuar me kancer që ndihmoi Shqipërinë me 50 euro

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Gjyljeta Devolli, zonja nga Peja e cila përloti dhe ngjalli emocione të shumta kur dhuroi donacion për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti, jeton bashkë me djalin e saj 25 vjeçar.

Shumën prej 50 euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, mbrëmë në Klan Kosova ajo e ndau nga sociali i parë që e kishte marrë nga shteti në vlerë prej 75 eurosh.

Gjyljeta Devolli është shembulli më i mirë i asaj që historikisht është përcjellë në taditën shqiptare, e që është Hapja e zemrës. Kur njeriu hap zemrën, lehtë e hap kuletën, sofrën dhe derën e shtëpisë.

Nisur nga ky moment prekës dhe ky gjest madhështor ‘RADIO 1’ ka vendosur që sot (E Mërkurë) nga ora 15:00 e deri në 16:30 min, në emision ‘Format 85’ të hap linjat telefonike në numri 049 100 340, ku krahas përcjelljes së zhvillimeve që po ndodhin për mbështetje të zonave të prekura në Shqipëri, të ofrojë mundësinë që njerëzit ta ndihmojnë simbolikisht shërimin, mjekimin dhe kurimin

Shoqja e saj e jetës Elira Burri, ka nxjerrë një postim emocional me çrast ka kërkuar mbështetjen qytetare për rastin e zonjës Gjyljeta Devolli. Trajtimi për shërimin dhe mjekimin e zonjës Gjyljeta Devolli është tejet i kushtueshëm.

Postimi i plotë:

“Pershendejtje te gjithe Shqiptarëve an e mbane Botes, dhe ju te gjithve qe e shikuat ne TV KLAN rastin drejtperdrejt ku ne telefon mori nje grua GJYLJETA DEVOLLI nga Peja.

Une jam shoqja e saj e ngushtë Elira,e pat dhe ju vet Zemergjersin qe ka ajo nuk kam taku njeri akoma si ajo.
Gjyljeta Devolli nga Peja, eshte e semure me kancer dhe perballet me betejat e kesaj smundje qe po na prek gjdo familje gjdo dite e nga pak,por rasti i saj eshte met vertet shum i hidhur😔.
Ajo jeton e vetme me nje djal 25 vjeqar i cili punon per nje rrog 150€ ne muaj, ata jetojn nga ajo rrog qe djali i saj punon. Ata nuk kan shtepi te veten,jetojn me qera neper shtepi e banesa te ndryshme qe duhet nderuar vazhdinisht,rrin me valixhe ne dore se nuk kan shtepi te veten. Semundja e saj siq e dini te gjith kushton, sidomos ne Kosove,ajo deri tani me ndihma nga familjaret e shoqeria po e tejkalon ket veshtiresi dhe varferi😔.
E degjuat edhe Vet ne TV KLAN ku ajo dhuroj 50€ per rastin ne Shqiperi,ajo ato 50€ i dha nga ndihma per her te par qe ika dhen shteti 75€,ajo nga aj 75€ i dha 50€ per Viktimat.
Andaj ju lus un si shoqja e saj kush do qe ka mundesi ta ndihmoni edhe Gjyljeten sepse edhe Kjo ka Nevoje per Ndihme sikur te gjith te tjeret te prekur me kancer.
Por kjo ka nevoj me shum sepse eshte e vetme me nje djal dhe rroga qe mer djali i saj nuk i mjafton as per ilaçet e as qeran e baneses ku ajo perkosisht qendron.
Ju qe doni ta ndihmoni ja dhe numri i saj i telefonit kontaktoni me te direkt +38344935847.

Ju lutem kush ka mundesi ndihmojeni sepse bamirsija askend se varferon,ajo veten e la pa ilaçe dhe kontriboj per viktimat ne Shqiperi,andaj Ju Lutem ta Ndihmojme edhe ne Gjyljeta Devollin Nga Peja qe eshte e semure me Kancer i duhet ndihme edhe asaj.”-shkruan Elira Burri.

Të ngjashme