Kjo është vajza nga Ferizaj që punon si mekanike

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Dorentina Qerimi është një 22-vjeçare nga Ferizaj, e cila po thyen tabutë me profesionin që ka zgjedhur. E themi këtë pasi ajo ka zgjedhur të jetë mekanike.

Një profesion ky që thuhet se mund të bëhet vetëm nga meshkujt, por Dorentina po tregon të kundërtën. Ajo ka që në moshën 16-vjeçare që punon në oficinën që është në pronësi të familjes së saj.

Unë punoj me vetura bashkë me babin. Shkollën nuk e kam përfunduar. Këtë punë e bëj prej gjashtë vjet. Gjithmonë kur babi punonte me vetura unë kam qenë aty prezente dhe e kam ditur se çfarë i nevojitet atij. Me kalimin e kohës e kam kuptuar që më shkon ky zanat. Kam vazhduar praktikat me babin dhe kam realizuar ëndrrën time. Ndihem shumë mirë kur e bëj këtë punë. Në fillim më vinte çudi kur punonte babi dhe pastaj fillova t’i ndihmoj edhe unë atij. Ai më ka dhënë përkrahje për ta bërë këtë punë, nga e cila unë asnjëherë nuk lodhem.”

Të gjithë u habitën që vajza e re zgjodhi këtë profesion , por Dorentina thotë se ajo do të ndihmojë familjen e saj.

Ajo nuk e mohon që në fillim e pati të vështirë, por tanui s‘e ka problem që t’i rregullojë vetë dëmtimet që mund të ketë një makinë./rel

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme