Kjo ishte e vetmja grua kosovare me gradën gjeneral-major

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Xhevë Krasniqi, Lladrovci ishte luftëtare e UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë, e cila luftoi pareshtur deri në frymën e saj të fundi për lirinë e vendit

Ajo ishte luftëtarja e vetme e UÇK-së, që kishte gradën e gjeneral-majorit, grada më e lartë që ka marrë një grua shqiptare.

Xhevë Krasniqi, Lladrovci ishte thellësisht e emancipuar por, e shkolluar! Dy herë e diplomuar, si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe si juriste e diplomuar.

Është grua e cila në lëvizjen ilegale çlirimtare, u bë një nga figurat më të rëndësishme dhe më domethënëse, e cila krijoi portretin e saj politik, figurën e gruas që i takonte e ardhmja.

Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së, pas rënies i dha titullin, gradën Gjeneral-major, ndërsa më 22 shtator 2008, Xhevë e Fehmi Lladrovci shpallen heronj të Kosovës nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme