Kjo rrugë në Prishtinë mbyllet për dy ditë për qarkullim

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës njofton se më 20 dhe 21 maj, segmenti i rrugës “Muharrem Fejza”, duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi” (rrugë lidhëse me rrugën “Muharrem Fejza”), do të mbyllen për qarkullim, për shkak të punimeve që do të ndodhin në këtë rrugë me ç ‘rast do të bëhet përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale.

Ndërsa, sot, do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.

“Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë: E premte prej orës 06:00-18:00 dhe e shtune prej orës 08:00-18:00”, njofton komuna.

“Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që automjetet mos t’i parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion”, thuhet tutje në apelin e komunës.

Të ngjashme