KLGI: Komunikimi i medie-komuna, parakusht për qeverisje të mirë

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 13:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të programit “Një përpjekje drejt një qeverisje lokale të qëndrueshme dhe funksionale”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ka vazhduar sesionin e punës me temën “Fuqizimi i rolit të Shoqërisë Civile dhe Medias në Nivelin Lokal”.

Sesionet e trajnimit kanë për fokus median dhe shoqërinë civile pasi që roli i raportimeve nga mediat dhe aktivizimi i shoqërisë civile shihen si parakusht thelbësor i qeverisjes së mirë. Andaj, fuqizimi i mediave lokale dhe komunikimi i ndërsjellë me komunat duhet të shihen si një ndër parakushtet kryesore për një qeverisje të mirë.

Trajnimi dy-ditor ka përfshi regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, dhe si i tillë trajton tema që në thelb shtrojnë nevojën për intervenim dhe përmirësim të gjendjes në fushën e qeverisjes lokale në terren.

Të ngjashme