KLGI lanson “Mbështetje për komuna të forta dhe të qëndrueshme”, nderon gazetarin Ahmeti

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 17:54 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti sot ngjarjen vjetore të ndarjes së “Çmimit për Demokraci Lokale”, me ç’rast lansoi dhe programin trevjeçar “Mbështetje për Komuna të Forta dhe të Qëndrueshme”.

N[ ngjarje mori pjes[ dhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili theksoi se përkrahja, promovimi dhe reforma janë tri synime kyç mbi të cilat Qeveria zotohet se do të jetë partner i ngushtë dhe bashkë-udhëtar me komunat në zhvillimin e Kosovës.

Çmimi për Demokraci Lokale sivjet iu nda gazetarit Arben Ahmeti nga RTV Dukagjini.

Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, ka treguar se programi 3-vjeçar, që po nis sot me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, ka për synim forcimin e komunave dhe ndërtimin e mekanizmave që rrisin qëndrueshmërinë e Pushtetit Lokal.

Me këtë rast, Tahiri prezantoi disa nga sfidat kyç të komunave në mandatin paraprak, duke theksuar se politikat dhe legjislacioni i prodhuar dhjetë vite më parë për komunat, tashmë mund të vlerësohet i skaduar.

“Legjislacioni i prodhuar 10 vite para për komunat, ishte i domosdoshëm për synimet politike dhe strategjike te shtetit dhe pavarësisë si dhe për akomodim të minoriteteve”, tha Tahiri.

“10 vite pas, gjendja ne teren tregon se kësaj kornize i ka skaduar afati, se komunat ka evoluar, dhe se ka nevojë që korniza e ardhshme e politikave dhe legjislacionit t’i kthej komunat gjenerator të zhvillimit”.

Tahiri tha se janë tri çështje kyçe që reflektohen si sfida zinxhirore për komunat tash e një dekadë: 1. Paqartësitë, dhe dykuptimësitë ligjore janë duke e penguar qëndrueshmërinë dhe shërbimet nëpër komuna; 2. Mungesa e financimit të qëndrueshëm – kapacitetet e dobëta në planifikim dhe 3. Reformat në administratë, efikasiteti dhe zgjedhjet.

Për “Çmimin për Demokraci Lokale 2017”, Tahiri tha se ai është vlerësim për personalitete që kanë dhënë kontribut të çmueshëm në forcimin e demokracisë lokale dhe kanë inkurajuar ndryshime pozitive.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, tha se objektiv i përgjithshëm për të gjitha komunat duhet të jetë promovimi i qeverisjes së mirë lokale. “Kjo ka të bëjë me menaxhimin e mirë të shëndetësisë, arsimit, sektorit social. Objektiv është që të përmirësohet qeverisja ne komunat e Kosovës dhe përmirësimi i bashkëpunimit me autoritetet nacionale”, tha ai.

Image may contain: 1 person

Image may contain: 1 person, crowd and indoorImage may contain: one or more people

Të ngjashme