KLGI: Mediat dhe shoqëria civile, artikulues të shqetësimeve të publikut

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 13:19 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të programit “Një përpjekje drejt një qeverisje lokale të qëndrueshme dhe funksionale”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) po mban dy sesione pune me temën “Fuqizimi i rolit të Shoqërisë Civile dhe Medias në Nivelin Lokal” në hapësirat e Institutit KLGI.

Sesionet e trajnimit kanë për fokus medien dhe shoqërinë civile pasi që roli i raportimeve nga mediet dhe aktivizimi i shoqërisë civile shihen si parakusht thelbësor i qeverisjes së mirë. Andaj, fuqizimi i medieve lokale dhe komunikimi i ndërsjellë me komunat duhet të shihen si një ndër parakushtet kryesore për një qeverisje të mirë.

Drejtori ekzekutiv i KLGI-së, Besnik Tahiri, theksoi se sa i përket veprimit kolektiv, “ne kemi dështuar për bërjen e një shtetit funksional, një shteti që prodhon zhvillim duhet te shkohet pak me thelle.

 “Më pëlqen që ka interesim dhe debat dhe elemente që me të vërtetë janë të rëndësishme. Qendrat për shërbime për qytetarët janë pak a shume: One-stop shop (është një ambient, hapësirë e caktuar ku të gjitha shërbimet që ofrojnë komunat, qytetarët mund t’ marrin përmes saj). Ky është koncept i vjetër që nga vitet e 80-ta. Të gjitha komunat e kanë këtë hapësirë, mirëpo problemi qëndron që shumica e shërbimeve që i kërkon qytetari në komunë pak a shumë ndërlidhen me punët në ministritë e caktuara”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur për buxhetet komunale, investimet kapitale, transparencën dhe bashkëveprimin qytetar, e rrjetet sociale.

Valdete Idrizi, drejtoreshë ekzekutive në organizatën CIVKOS, theksoi se roli i shoqërisë civile dhe medies janë shumë të rëndësishme, por vullnetarizmi është në rënie.

“Indeksi i fundit i shoqërisë civile që organizohet nga KCSF çdo dy vite thotë që 60 pqr qind organizatave të shoqërisë civile (diku 8 600 gjithsej) janë me buxhet shumë minimal, ose krejt me pune vullnetare. Kryesisht shtrihen në komuna jashtë kryeqendrës”, tha ajo.

Sipas saj, kërkesat për të pasur një strategji të strukturuar në nivelin lokal kanë rënë, e që kjo ka të bëjë me rritjen e transparencës.

“Sa i përket buxhetit dhe mënyra se si ndahet buxheti, shumë vështirë e kanë organizatat jashtë Prishtine të depërtojnë dhe të fitojnë fonde. Nuk kanë qasje në informata dhe nuk kanë kapacitete të thithin fonde të mëdha”, tha ajo.

Trajnimi dy-ditor përfshin regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, dhe si i tillë trajton tema që në thelb shtrojnë nevojën për intervenim dhe përmirësim të gjendjes në fushën e qeverisjes lokale në terren.

Trajnimi ka për synim edhe prezantimin e punës dhe rezultateve të qeverisjes lokale si dhe fuqinë e internetit, kanalit youtube, portaleve dhe rrjeteve sociale që shpesh herë mund të shihen si mundësi të pashfrytëzuara nga komunat dhe zyrat për informim.

Kjo ka të bëjë edhe me aspektin se qytetarët, mediat, shoqëria civile duhet të luajnë rolin e tyre duke i mbajtur llogaridhënës akterët lokal për të parë përmbushjen e premtimeve dhe vizionin që është pasqyruar.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”.

 

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 1 person, sitting

Image may contain: 2 people, people sitting and text

Image may contain: 1 person, sitting, screen and indoor

Image may contain: one or more people, phone and closeup

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme