Klinaku: Erdhëm që të bëjmë homazhe në vendin ku ka filluar rezistenca kundër pushtuesit

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 14:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, sot u bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ushtruesi i detyrës së kryetarin të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku tha se erdhën të bëjnë homazhe në vendin ku ka filluar rezistenca kundër pushtuesit serb.

“Si organizata të dalura nga lufta, erdhëm që të bëjmë homazhe në vendin ku ka filluar rezistenca kundër pushtuesit. Me këtë rast Komandanti Legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familja e tij u flijuan që ne ta gëzojmë lirin që ne e gëzojmë sot. Dhe si rezultat i këtij flijimi të familjes Jashari edhe populli shqiptar në përgjithësi kudo që jeton si në Kosovë si në trojet shqiptare është mobilizuar që të luftoj kundër pushtuesit serb”, tha Klinaku, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme