Klinaku: Moslirimi me kusht i ish-krerëve të UÇK-së është çështje politike

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 12:00 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtrues i detyrës i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, në një intervistë për Ekonomia Online tha se moslirimi me kusht i ish-krerëve të UÇK-së, është politike, ndërsa pret nga institucionet e reja që të ndërprenë punën e Gjykatës Speciale.

Klinaku thotë se ftesat e dërguara nga Gjykata Speciale gjatë këtij viti, disa janë në cilësinë e të akuzuarit e disa në cilësinë e dëshmitarit.

“Ka shumë ftesa që kanë ardhur edhe vitin e kaluar por vazhdojnë të vijnë edhe gjatë këtij vitit, d.m.th gjatë fillim vitit që ne na tregojnë  pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ftesat që disa prej tyre i kanë në cilësinë e të akuzuarit dhe disa në cilësinë e dëshmitarët që ju merren dëshmi”.

“Nuk kemi çka i komentojmë ne sepse për ne kemi thënë vazhdimisht që kjo Gjykatë nuk është legale por meqenëse Kuvendi i Kosovës neve nuk na dëgjoi që ne kemi kërkuar nga ta që ta ndryshojmë ligjin ose së paku ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim, kjo vazhdon kështu dhe kjo s’ka të bëjë kurrgjë me çështjet tjera, përveç që i merr dëshmi njerëzve që edhe ato dëshmi që merren mbi bazën e shpifjes që i ka bërë Serbia”, tha ai për EO.

Tutje, Klinaku ka vlerësuar se mos lirimi me kusht i të akuzuarve nga Gjykata Speciale është çështje politike.

Sipas tij akuzat nga prokuroria po bëhen qëllimisht, në mënyrë  që të mos lirohen me kusht.

“Gjyqësori i procedurës paraprake nuk besoj që do ta lirojë dikë, por në kohën kur ata dalin në panel gjyqësor nga një panel gjyqësor, natyrisht që nëse kanë fakte që ata të lirohen e kusht, edhe pse nuk ka arsye që t’i mbajmë na kemi raste që u bënë dje katër muaj që i mbajnë edhe Hysni Gucatin edhe Nasim Haradinaj që s’kanë të bëjnë fare me çështje të krimeve të luftës, por gjoja që siç thonë ata për pengim të drejtësisë, gjë që për pengim të drejtësisë nuk ka as fakte as bazë që t’i akuzojnë këta, sepse ndonëse që ju kanë dal nga zyrat është dashtë që t’i ruajnë ata vet”.

“Nuk është arsye që t’i mbajnë në paraburgim, ndërsa sa i përket moslirimit të tyre me kusht është çështje politike që ata nuk ndërmarrin këso masa sepse askush nga asnjë prej tyre të akuzuarve që qëndrojnë në burgun e Hagës normal që nuk do të largohej nga Kosova siç ata pretendojnë sepse qëllimisht i bëjnë këto akuza prokuroria për shkak të mos i lirojë me kusht”, u shpreh ai.

Megjithatë, Klinaku thotë se pa marr parasysh se kush vije në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, kërkesa e tyre për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, do të qëndrojë.

“Ne nuk kemi çka bisedojmë ne vetëm e dimë që qëndrimi jonë si organizatë e Veteranëve është edhe nëse zgjedhet Kuvendi i ri, edhe në qoftë se zgjedhën institucionet e reja të Kosovës, se kur do të zgjedhen ne nuk e dimë se kush do ta marrë, po ashtu ne nuk e dimë sepse është çështje e vullnetit qytetarë, kërkesat tona do t’i kenë qoftë për ndryshim të Ligjit për Gjykatën Speciale që duhet të gjykohen të gjitha krimet e luftës sepse në masë të madhe i ka bërë Serbia pushtuese dhe serbët kanë bërë masakra e gjenocid, do t’i kenë kërkesat tona për ndryshim tonin që të gjykohen edhe ata, qoftë se nuk e bëjnë këtë natyrisht që ne nuk e njohim si gjykatë e cila, gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së ne nuk e njohim të tillë, këtu është dashur të merret drejtësia vendore me krimet që kanë ndodhë në Kosovë dhe Kuvendi i Kosovës në qoftë se nuk e ndryshon këtë ligj që të gjykohen të gjitha krimet në Kosovë është mirë që të bëjnë diçka për ndërprerjen e kësaj gjykate sepse nuk i duhet fare Kosovës”, përfundoi ai.

Të ngjashme