Klubi i Karatesë “Prishtina” i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut në kohë pandemie

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Karatesë Prishtina i është bashkuar nismës së Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë.

“Transfuzioni i Gjakut” ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të dhurojnë gjak nëse munden dhe janë të shëndosh, pasi ndihmojnë shumë në këtë kohë pandemie.

Kësaj nisje i është bashkuar edhe Klubi i Karatesë “Prishtina”, i cili ishte sot në objektet e Transfuzionit të Gjakut.

“Thirrjes sonë për të dhuruar gjak iu bashkua edhe Klubi i Karatesë “Prishtina” Prishtinë. I falënderojmë për përkrahje”.

“Dhuro gjak, shpëto jetë në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e faqes së transfuzionit të gjakut.

Në anën tjetër, edhe faqja zyrtare e klubit të karatesë ka njoftuar dhënien e gjakut me anë të një postimi.

“Gjithmonë në shërbim të popullit. Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!”, shkruan në postimin e faqes së Klubit të Karatesë “Prishtina”.

Fotografia e Transfuzioni i Gjakut - Kosovë - Faqja Zyrtare
Fotografia e Transfuzioni i Gjakut - Kosovë - Faqja Zyrtare
Fotografia e Transfuzioni i Gjakut - Kosovë - Faqja Zyrtare

Të ngjashme