Klubi i Prodhuesve: Sukseset e kompanisë Comodita motivim për të gjithë prodhuesit vendas

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përgëzon kompaninë Comodita, brendin e njohur të produkteve shtëpiake, për arritjen e vlerave rekord të eksportit të produkteve, ku vetëm në tre muajt e parë ka eksportuar produkte në vlerë të 40 milionë eurove në Amerikë dhe Evropë.

Ky sukses ndodh për herë të parë që nga periudha e pasluftës, ku produkti final i prodhuar në Kosovë është në vend të parë të eksportit me vlerë prej 40 milion eurove. Lajmi i mirë është që ka edhe rritje të industrive që eksportojnë produkte gatshme që përfundojnë direkt tek konsumatorët, ku deri tani kanë dominuar produktet e metaleve.

Sukseset e kompanisë Comodita, duhet të jenë shtysë dhe motivim për të gjitha kompanitë vendore, që me punë dhe përkushtim, sukseset janë të garantuar.

Sot Comodita është një ndër kompanitë më të mëdha në Evropë, ku ka rreth 1200 punëtorë dhe eksporton me linjë të rregullt në Evropë, SHBA dhe Kanada. Së shpejti pritet edhe ndërtimi i fabrikës së re, me një hapësirë prej 55mijë m2, ku pritet të punësohen rreth 800 punëtorë shtesë, duke e bërë këtë fabrikë për prodhimin e shpuzës dhe dyshekëve një ndër më të mëdhatë në botë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme