KMDLNj: Brovina nuk ka marr asnjë foto nga ne

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina në një prononcim për media ka deklaruar se foton që e ka bërë publike dje në Kuvendin e Kosovës e që ka nxitur shumë reagime e paska marrë nga Mevlude Saraçi kurse lejen për përdorimin e saj e paska marrë përmes telefonit nga një zyrtar/aktivist i KMDLNj-së në vitin 2003.

KMDLNj fuqishëm e përgënjeshtron këtë pohim të Flora Brovinës për faktin se nuk është i vërtetë. Për 30 vite të veprimtarisë së KMDLNj-së kurrë nuk ka ndodhur që dikush ta demantojë një fotografi apo informatë të Këshillit.

Është një procedurë si merren fotografitë në KMDLNj dhe kjo nuk mund të ndodhë pa lejen e Zyrës në Prishtinë. Si mund të ndodhë që kjo fotografi të mos jetë në zyrat në Prishtinë apo zyrat tjera e këtë ta ketë një person privat? Çdo zyrë e KMDLNj-së në Kosovë e ka pasur përgjegjësinë edhe në vitin 2003 prandaj nuk ka mundur të ndodhë kjo çka deklaron zonja Brovina. Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e ka të qartë procedurën se si merren materialet në KMDLNj sikur edhe fotografitë për faktin se shërbehen me këto materiale sidomos kur trajtohen rastet e krimeve të luftës.

Për herë të parë, këtë ‘foto’, Drejtori i KMDLNj-së e ka parë në hapësirën e bufesë të Kuvendit të Kosovës, me dat 16 maj disa minuta pa u br publike. Ajo nuk ka qenë foto por një letër e printuar apo fotokopje dhe i ka sugjeruar deputetes Brovina të mos e bëjë publike. KMDLNj kërkon dhe pret një kërkimfalje publike nga deputetja Brovina e kjo nuk nënkupton që hetuesia të mos e bëjë  punën që e obligon Ligji. Për shkak të situatës së krijuar, KMDLNj nuk do e kallëzojë penalisht deputeten Brovina e cila duhet ta sqarojë si dhe pse ka ardhur në këtë gjendje e cila për të është jashtëzakonisht e rëndë.

Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli në Konferencën për media:  

Të nderuar qytetarë,

Që nga mbrëmë, kam pasur shume thirrje, mesazhe dhe sot kamtakuar edhe disa përfaqësues të shoqatave të viktimave të luftës te cilet kanë shprehur shqetësimin nëse do të ndalet iniciativa për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Të gjithë jemi dëshmitarë se që nga momenti që kam filluar këtë iniciativë për ngritjen e një Tribunali Ndërkombëtar për t’i vënë para drejtësisë kriminelët serbë për gjenocidin në Kosovë, ka pasur përkrahës, ka pasur skeptikë. Ka pasur mbështetës, ka pasur kundërshtarë.

20 vjet te kaluara mbase mund të vejnë në dyshim se a mund të arrihet të dokumentohet e vërteta e krimit serb mbi popullatën tonë.

Gjurmët e gjenocidit janë gjithandej në Kosovë.  

Unë jam këtu për të thënë qartë se gjenocidi serb nuk e ka bazën te një foto, as te një person, por te një politikë shteterore serbe – e cila ka kryerkrime ne menyre te planifikuar, sistematikedhe me hierarki te qartë politike, ushtarakedhe policore serbe.  

Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë do të themelohet për t’i dënuar krimet ndaj mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë e masakruar, 1.230 fëmijëve të vrarë, Vasfijes dhe mijëragrave të dhunuara, debimin e dhunshem te mbi 1 milion shqiptareve, shkatërrimet e 70 për qind të shtëpive tona dhe pasojat traumatike që edhe dje, edhe sot, dhe gjithë këto ditë i sheh dhe perjeton shoqëria jonë.

Këto janë faktet dhe arsyet mbi te cilat do te ngritet ky Tribunal.  

Qytetarë të nderuar,

Jam këtu për të pyetur se a do të jetë më i fortë dyshimi, ndrydhja, frika, dështimi, apo do te jete më e fortë e drejta, e vërteta, drejtësia për popullin tonë?

​ 

Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme, ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them kete, sepse e njoh Floren, veprimtarine e saj, humanizmin e saj, ashtu sic e njeh gjithe Kosova.

Gjithsesi, është dashur të konsultohet më herët për atëveprim qe e ka ndërmarrë, para se të vinte në seancë.  

Por, ne duhet të nxjerrim mësime edhe nga ky gabim.

Ky gabim pikërisht na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale, e jo te ngutur dhe emocionale.

Na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspertë të mirëkualifikuar, që i trajtojnë faktet e krimeve në mënyrë rigoroze e të verifikuara.

Sot dua ta përçoj edhe një mesazh, për të gjithë ata që kanë thirrur dhe po pyesin per Tribunalin Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

Kjo iniciativë nuk do të ndalet.  

As që mund ta ndalë askush.  

Nuk ka forcë që mund ta ndalëte verteten dhe drejtësinë për popullin tonë.  

Nga dita e parë e kesaj iniciative ka pasur goditje, etiketime dhe jam i bindur se do të ketë edhe më tutje.  

Por, një gjë duhet te dihet: Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë është i pashmangshem dhe do të ndodhë, sepse ka fakte, ka dëshmi, ka dëshmitarë të bollshëm.  

Serbia do te pergjgjet per gjenocidin e kryer mbi shqiptaret ne Kosove dhe kriminelët nuk do të mund të flenë rehat derisa të dënohen për krimet e bëra në Kosovë.

Të hënën, Kuvendi do të vazhdoje seancën aty ku ka mbetur mbrëmë dhe të gjitha pikat e propozuara do të votohen me mbështetje te gjere.

Do të votohet Komisioni Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë, si dhe iniciativa per ngritjen e tribunalit nderkombetar per gjenocidin serb ne Kosove.

Do të votohet Muzeu i Gjenocidit, i cili do të ndërtohet në qendër të Prishtinës. 

Si dhe do të votohet Muzeu i Dëbimit të dhunshëm të qytetarëve të Prishtinës, te Stacioni i trenit në kryeqytet.   

E po ashtu, do ta shpallim edhe Diten e Gjenocidit serb ne Kosovë.

E kemi foitusar lirinë sepse e kemi merituar.

E kemi bërë shtetin e pavarur dhe sovran.  

Dhe do ta fitojmë edhe drejtësinë.  

Të ngjashme