KMDLNJ: Dënimi i Zoran Vukotiqit, shpresë për viktimat e dhunës seksuale

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas dënimit të Zoran Vukotiqit me 10 vite burgim.

Nga KMDLNJ e kanë konsideruar këtë si hap drejt realizimit të së drejtës për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për KMDLNj’në, ky dënim ngjallë shpresat se krimet e tilla nuk do të mbesin të pandëshkuara.

Reagimi i KMDLNJ’së:

KMDLNj-ë në Prishtinë, dënimin e Vukotiqit e konsideron një hap drejt realizimit të drejtës për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si e drejtë e njeriut dhe shpagim moral për dëmet e pakompensueshme që i janë bërë këtyre viktimave.

 Dhunimi seksual përveç si krim lufte në Kosovë ka patur edhe karakter etnik.

 Për KMDLNj-ë, ky dënim ngjallë shpresat se krimet e tilla nuk do të mbesin të pandëshkuara pavarësisht se deri më tani numri i të dënuarve është më se simbolik.

KMDLNj-ë konsideron se me këtë rast është vlerësuar puna e kësaj organizate për të drejtat e njeriut për faktin se ka ndihmuar në zbardhjen e këtij rasti e që ka rezultuar me shqiptimin e dënimit.

KMDLNj-ë shpreson dhe beson se ky dënim nuk do të mbetet rast i izoluar por se do të dënohen edhe dhunuesit tjerë aq më parë që krimet e luftës nuk vjetërohen asnjëherë kurse dhunimi seksual që përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve politike dhe ushtarake është kualifikuar si krim lufte. 

Të ngjashme