KMDLNj dënon djegien e xhamisë në Vërboc

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut e ka dënduar djegien e xhamisë në fshatin Verboc të Drenasit. KMDLNj ka kërkuar që të hetohen rasti.

Ky është reagimi i KMDLNj-së:

Persona të paidentifikuar deri më tani , ditë më parë , sipas shënimeve të para të Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të BIK-ut, dyshohet si i vënë flakën xhamisë në fshatin Vërbos, komuna e Drenasit duke i shkaktuar dëme të mëdha këtij objekti fetar dhe kulturor të vjetër afërsisht 500 vjeçar, Dëmet janë të mëdha dhe kjo zjarrvënie ka shkaktuar indinjatë te besimtarët dhe qytetarët ku toleranca fetare ka qenë shembull i mirë të respektimit të diversitetit fetar dhe kulturor.

KMDLNj e dënon ashpër këtë zjarrëvënie duke kërkuar nga organet e hetuesisë të bëjnë punën e tyre në mënyrë që perosni /at përgjegjës të përballen me organet e drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar. Për KMDLNj është shqetësuese se në kohën kur Kosova dhe bota po përballen me pandeminë të shkaktuar nga COVID -19 , persona të papërgjegjshëm , duke e shfrytëzuar situatën po shkatërrojnë objekte fetare si dhe varrezat në mënyrë që të nxitet një mosdurim në baza fetare. Kohë më parë u dëmtuan varrezat e komunitetit Romë , Ashkali dhe Egjiptian në Rahovec dhe disa varreza në Viti kurse zjarrëvënia , ende si dyshim i bazuar në xhaminë në Vërboc të Drenasit , në një mënyrë e krijon një përshtypje  se në Kosovë ka ndasi të mëdha dhe jotolerancë midis besimeve të ndryshme apo etnive dhe komuniteteve të ndryshme. KMDLNj këto raste i konsideron si raste të izoluara të cilat duhet të hetohen , dënohen dhe gjykohen , si nga klasa politike , shoqëria civile , komunitetet kulturore dhe ato fetare kurse drejtësia , pas përfundimit të hetimeve dhe procedimit të provave e merr një qëndrim në përputhje me ligjin e që do të ndihmonte që këto raste të mos paragjykohen dhe interpretohen e që për pasojë do të kishte ndasi edhemë të thella ndërfetare dhe ndërnjerëzore !

KMDLNj kërkon nga autoritetet përgjegjëse kosovare që të ndajnë mjete financiare me të cilat do të mbuloheshin shpenzimet për varrezat e shkatërruara në Rahovec dhe Viti kurse për rastin e xhamisë në Vërboc , si objekt i vlerave fetare dhe kulturore , pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara duhet të ndahen mjetet për rindërtimin e saj duke ndërmarrë masa të sigurisë që ky akt i shëmtuar të mos përsëritet më !

Kosova është e njohur për tolerancën fetare , së paku deri më tani dhe ruajtjen e trashigimisë fetare dhe kulturore prandaj e ka detyrim restaurimine xhamisë së Vërbocit dhe objekteve tjera të kultit kur do të ketë nevojë!

Të ngjashme