KMDLNj ka vizituar qendrën e paraburgimit me kerkesë të paraburgosurit

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit për monitorim të Qendrave të Ndalimit, Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave Korrektuese më 14 mars 2019 vizituan Qendrën e Paraburgimit në Hajvali dhe Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

I paraburgosuri G. H ka bërë kërkesë me shkrim për t’u vizituar nga KMDLNj për faktin se konsideron se i janë shkelur të drejtat e njeriut pasi i janë refuzuar barnat e sjallura nga jashtë e që janë përshkruar nga mjeku i Qendrës së Paraburgimit.

KMDLNj ka biseduar me drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Lipjan dhe me personelin shëndetësor nëkëtë Qendër sikur që i është dhënë në dispozicion dosja shëndetësore e të paraburgosurit G. H ku shihen qartë shërbimet që i janë ofruar, terapia e përcaktuar nga mjeku i Qendrës së Paraburgimitsi dhe orari i vizitave të mjekut dhe i dhënies së terapisë. I paraburgosuri G. H ka marrë të gjitha shërbimet shëndetësore me rregull, në përputhje me nevojat e paraqitura dhe KMDLNj nuk sheh se ndaj tij ka munguar ofrimi i shërbimeve shëndetësore. Përjashtim bënë fakti se të paraburgosurit G. H nuk i janë pranuar barnat e blera jashtë Qendrës e të cilat nuk kanë qenë në barnatoren e Qendrës dhe se këto barna  kanë munguar janë zëvendësuar me barna tjera.

KMDLNj i ka sqaruar të paraburgosurit G. H  se sjellja e barnave nga jashtë bëhet sipas një procedure dhe protokolli i cili vlenë për të gjithë të privuarit nga liria prandaj edhe drejtori i Qendrës së Paraburgimit duhet të respektojë këtë. Pasi është sqaruar është tejkaluar kjo mosmarrëveshje.

KMDLNj vlerëson se gjendja shëndetësore e G. H nuk është e mirë prandaj ka kërkuar nga drejtuesit e Q. P . kujdes  më të madh  dhe mbikëqyrje të shtuar.

I paraburgosuri G. H nuk ka pasur asnjë vërejtje për oficerët korrektues, mbikëqyrësit apo drejtuesit e kësaj qendre të cilët i ka cilësuar si sjellje shumë korrekte.

Para dy viteve, KMDLNj ka rekomanduar që Qendra e Paraburgimit në Lipjan të mbyllet për faktin se ishte në përfundim e sipër Qendra e Paraburgimit në Hajvali me një kapacitet prej 300 vendesh. Tash, pas rinovimit që është bërë në Q.P. në Lipjan ( jo i tërë objekti ), KMDLNj konstaton se kushtet , si për të paraburgosur ashtu edhe për staf janë më të mira në këtë Qendër se në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali që është bërë funksionale para dy muajve. KMDLNj ka shumë vërejtje se si janë kryer punët në Q. P . në Hajvali dhe për këtë është takuar me ministrin e Drejtësisë, z. Abelard Tahiri si dhe me ministrin e MAP, z. Mahir Jagxhilar.

Të ngjashme